Menjëherë pas atentatit me eksploziv ndaj një 25 vjeçari në qytetin e Vlorës ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e krahasuar qytetin bregdetar me zona lufte si Kandahari. Sipas Berishës situata alarmante e rendit public në Shqipëri, e kryesisht në Vlorë, i atribuohet qeverisjes së dështuar të Edi Ramës. “Nuk jemi në Kandahar por në Vlorën e deputetit Edvin Kristaq Rama, Noriegës, qyteti ku hidhen në erë njëra pas tjetrës makinat nga mafia!”, shkruan Berisha në Facebbok.











