Një grua u gjend e vdekur sot ne Selenicë të Vlorës ndërkohë që nuk dihen ende motivet e sigurta që cuan në vdekjen e saj.
Policia ka shpjeguar rrethanat e vdekjes. Sipas saj ajo është njoftuar rreth orës 14:25 ku mësohej se në Selenicë, është gjetur në banesën e saj, e pajetë shtetasia D.G., 60 vjeçe.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se shtetësia mund të ketë konsumuar medikamente të ndryshme.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.












