Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Burrel, ku një 13 vjeçar që ishte në drejtimin e një autmojeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në aksin Burrel-Klos, ndërsa mësohet se 13-vjeçari Xh.M ka qenë i vetëm në timon. Djaloshi është në gjendje të rëndë dhe pritet që të transportohet në Tiranë për në Spitalin e Traumës.












