Një autobus i linjës Shqipëri – Greqi është shkrumbuar tërësisht sot në Greqi pasi u përfshi nga flakët për arsye ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 pasdite në Istmos të Korinthit, sipas medias greke NewPost.
Raportohet se autobusi ishte i parkuar në momentin kur ra zjarri. 30 pasagjerët që udhëtonin me të nuk ishin brenda autobusit kur ai u përfshi nga flakët. Policia greke deri tani ka raportuar se ka vetëm dëme materiale.
Autobusi është shkrumbuar i tëri, ndërsa dëshmitarët thonë se flakët nisën nga pjesa e motorit të auotbusit.
Në vendngjarje shkuan menjëherë 2 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.












