Policia e Durrësit ka ndaluar katër autorët e dyshuar të grabitjes së dhunshme të shtëpisë së dy të moshuarve në fshatin Shkallnur. Këta persona arritën të grabisnin 160.000 lekë, ndërsa ushtruan edhe dhunë, duke lidhur me litar çiftin e moshuar. Shtëpia e Maliq e Shahe Elezit u grabit në të gdhirë të datës 20 nëntor.
Autorët e ndaluar janë:
Niko Papajorgji
Erind Seferkolli
Marsel Papajorgji
Julian Qamili











