• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRI/ Mafiozi i famshëm shqiptar, flet për familjen “Gambino” dhe shqiptarët

droni by droni
25 November, 2017
in Kronika, Rajoni
0
VIDEO & EMRI/ Mafiozi i famshëm shqiptar, flet për familjen “Gambino” dhe shqiptarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” nëpërmjet regjisorit Andi Deljana ka ardhur në vëmendje jeta e një mafiozi të famshëm me origjinë shqiptare për të cilin së fundmi është xhiruar një film-serial që do të sjellë jetën e tij. Bëhet fjalë për John Alite me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe rritur në New York i cili ka patur lidhje me familjen e famshme mafioze italiane “Gambino” ku John Goti ishte kryemafiozi.

Në vitet ’80-’90, Alite ishte krahu i djathtë i mafiozit italian, John Gotti, deri në arratinë në vitet 2000 kur mësoi se pikërisht ata të cilët i kishte konsideruar si një familje, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Por pse të mos mësojmë gjithçka për të nga vetë John që kur e kontaktova për intervistë, u tregua menjëherë i gatshëm të fliste për  lexuesit shqiptarë të cilët  falë dashurisë që i rrjedh në vena, i quan thjesht, gjaku im. Modest, i qetë, i sinqertë, i tillë  është sot personi që do të mbahet mend si mafiozi që rrëzoi familjen e famshme Gambino.


Përshëndetje, John Alite. Është kjo një nofkë apo emri juaj i vërtetë?
– Është emri im i vërtetë. Babai im quhej Muhamed dhe si një emigrant krenar, ai më vuri këtë emër tërësisht amerikan, John Edëard Alite.

Si po ecin gjërat tani në jetën tuaj?
– Jeta po ecën për mrekulli. Jam i ftuar për intervista nga media të ndryshme në Shqipëri, Amerikë dhe në botë si Rolling Stone në SHBA, “Society” në Francë, Radio Times në Angli dhe Koed Bloed në Amsterdam. Jam gjithashtu në disa libra krahas librit tim, “Gotti’s rules”, ndërkohë që pritet të vijë së shpejti libri im tjetër, “Darkest Hour”. Kam qenë edhe në një kapitull të librit “Mob killer” që titullohet “Shqiptari” si dhe disa të tjerë. Po ashtu jam i ftuar në dhjetëra programe televizive dhe dokumentarë dhe sapo më kanë propozuar të luaj në filmin “Besa” që bazohet në librin me po të njëjtin titull, shkruar nga autori i famshëm, Louis Romano. Bëj shumë biseda në kolegje të ndryshme dhe mbaj fjalime si i ftuar në muzeun Mob në Las Vegas, Nevada. Kështu që jam vërtet i zënë.

A e dini se sa i famshëm jeni dhe se një pjesë e mirë e shqiptarëve janë fansat tuaj?
– Po, jam i ndërgjegjshëm për këtë. Komuniteti shqiptar në të gjithë botën, më shkruan vazhdimisht mesazhe mbështetjeje. Shqipet janë gjaku im. Unë kam tatuazh flamurin tonë në krah dhe Skënderbeun në shpinë. Jam krenar për vendin tonë dhe trashëgiminë që kemi.

Pse mendoni se shqiptarët janë kaq të dhënë pas mafias?
– Sepse historikisht ne vijmë nga një botë ku kemi qenë të shtypur, por kemi krenarinë e luanëve dhe nuk dorëzohemi apo nënshtrohemi për asgjë në botë. Ne do të vdisnim për “besën” tonë.

Si e shikoni tani veten si një ish anëtar i mafias?
– E shoh si një burrë që babai im, e rriti duke luftuar dhe duke mbrojtur parimet dhe familjen e tij duke mos lënë asgjë që ta trembë. Unë jam një burrë i cili që i vogël ishte i sjellshëm por kur njerëzit e gjykojnë këtë si dobësi, do të shohin anën e frikshme timen që përpiqem të mos e shfaq vetëm nëse është e nevojshme. Unë nuk përpiqem të sillem sikur jam mbreti në dhomë, jam thjesht vetja, por nëse dikush ma bën borxh do të shohë se deri ku mund të shkoj.

Keni një numër të vrasjeve që keni kryer?
– Në gjyq avokatët e Gottit deklaruan se kisha gjuajtur më shumë se 60 njerëz dhe vrarë 37 apo 40 të tjerë. Unë nuk i kam numëruar. Këto janë fjalë të atyre që duan të më bëjnë keq ose të më vrasin. Përmes kompjuterit më “vrasin” cdo ditë por të gjithë e dinë që unë jam jashtë ditën dhe natën dhe nuk fshihem asnjëherë.

Çfarë përfaqëson mafia dhe çfarë është ajo në të vërtetë?
– Në këtë vend, mafia supozohet të përfaqësojë besnikërinë, respektin, nderin dhe miqësinë. Por në realitet, kjo është e gjitha një gënjeshtër, nuk ekziston dicka e tillë. Kthejuni historisë dhe shihni si ata kanë vrarë miqtë e tyre më të mirë dhe familjet duke i vjedhur paratë dhe gratë e njëri – tjetrit nga zilia dhe xhelozia. Mënyrat si funksiononte Mafia e vjetër, kanë humbur me kohë.

Në librin tuaj, ju flisni për rregullat e Gottit por cilat ishin rregullat tuaja atëherë dhe cilat janë ato tani?
– Rregullat e mia janë të jesh i sjellshëm dhe i njerëzishëm me njerëzit, ji me ata ai që ti do të doje që ata të ishin me ty, trajtoji miqtë e vërtetë si familje, mok kij ego dhe mos vepro në inat e sipër por me inteligjencë dhe mbani mend shqiptarë; mos iu hidhni shqiptarëve tuaj si gjarpërinj sepse kush e shikon këtë e di që nuk i duhet besuar ty apo familjes tënde. Ji një burrë ashtu sic duhet të jetë një burrë, me nder dhe kupto që edukimi dhe puna e madhe do të të mësojnë dinjitetin dhe krenarinë.

Kush ishte Gotti i vjetër dhe kush ai i riu?
– Gotti i ri ishte një fëmijë i keq i llastuar me lugë të argjendtë në gojë. Hidhini një sy sjelljes së tij në media. Asnjë burrë nuk sillet si ai, një gangster i sajuar. Ai është i dobët dhe i butë dhe nuk ia vlen për t’u diskutuar, kurse babai i tij ishte një gangster, thjesht një lider i keq dhe rregullat e tij kishin standarte të dyfishta për të dhe njerëzit e tij. Që të respektohesh ti duhet të jesh vetë shembull, të vihesh përballë, t’i mbrosh ushtarët e tu, jo t’i fajësosh ata. Të vrasësh për t’i mbrojtur ata, jo t’i vrasësh ngaqë u trembesh atyre. Në këtë sens, për mua një lider i madh ishte dhe është Ramush Haradinaj, Ai rrezikoi jetën e tij dhe familjen për parimet dhe shokët me të cilët përballoi gjithcka. Ai është një legjendë për mua, një hero.

Lajmi më i fundit nga mafia, ishte vdekja e Toto Rinës. Nëse do të bënim një krahasim mes tij dhe John Gottit, çfarë do të na thonit?
– Do të qeshja. Toto ishte një gangster i vërtetë nga Italia me një ndryshim të madh për nga mënyra si gjërat funksionojnë këtu. Pushteti i Gottit zgjati 4 vjet këtu dhe në familjen e tij nuk kishte ndonjë trashëgimi kriminelësh përpara tij. Përvec kësaj ai është dëgjuar në dhjetëra regjistrime ku ua vë fajin djemve të tij, të cilët i lejoi që të vriteshin dhe nuk qëlloi njëherë për ta. Këto nuk janë cilësi të një lideri. Ai kishte gjithashtu probleme të mëdha me kumarin dhe kjo ishte një tjetër pikë e dobët e tij. Ku janë cilësitë e tij prej lideri për të cilat shkruajnë gazetat si besnikëria dhe respekti. Unë eci në të njëjtat rrugë, në të njëtën zonë ku janë vrasësit e Gottit, qoftë ata realë, qoftë ata virtualë që fshihen pas një kompjuteri.

Nëse një operacion plastik ose një identitet i ri do të ishte i nevojshëm, do ta konsideronit?
– Kurrë. Nuk do ta ndryshoj kurrë emrin tim. Gjyshi im, Ali Alite, ishte njeri punëtor dhe krenar për këtë. Ai u martua me gjyshen time Fatimën. Unë do të vdes me këtë emër dhe këtë fytyrë dhe do të jetoj ku të dua. Unë eci në pot ë njjëtat rrugë në Neë York, ngas makina të shtrenjta të hapura (kabriole) dhe do të shkoj ku të dua, kur të dua. Nuk fshihem kurrë sepse kjo është të vdesësh pa vdekur dhe krenaria e gjaku im nuk do ta lejojnë këtë.

Femra më e rëndësishme në jetën tuaj?
– Vajza ime. Ta shoh atë teksa rritet si një zonjushë dhe mamaja ime.

E dashura juaj është shqiptare?
– Oh, po, e dashura ime është shqiptare. (Buzëqesh)

A jeni besnik, John?
– Mbetem gjithmonë besnik i atij që është besnik ndaj meje dhe kjo për mua vlen në çdo aspekt të jetës.

I trembeni kohës që kalon?
– Mosha nuk më tremb. Në shumë drejtime jeta ime është më mirë tani. Jam bërë më i zgjuar, ka ndryshuar mënyra si mendoj dhe personat që më kanë ndihmuar të arrij këtu më japin kuptimin e vërtetë të jetës.


Sa e rëndësishme është paraja në jetën tuaj tani?
– Paraja është e rëndësishme në jetë për të patur siguri, por nuk më dominon mua apo emocionet e mia. Më ndihmon të ndërtoj një të ardhme për të ardhmen e familjes time dhe për të më dhënë fuqi në që të ndihmoj njerëzit në nevojë që nuk janë kaq me fat. Jam përfshirë në disa raste në ndihmë ndaj fëmijëve me kancer, ushqime për të pastrehët dhe kundra bullizmit ndaj përpiqem të ndihmoj dhe të jem më i matur me kalimin e kohës.

Do ta konsideronit një ofertë si deputet në Shqipëri?
– Do të më pëlqente shumë që të përfshihesha në projekte për të mirën e vendit tonë. Kjo do të ishte ëndrra e bërë realitet e gjyshërve që më shohin nga qielli. Më mungojnë kaq shumë, ata ishin themeli im.

Për të gjithë fansat që mezi po presin t’ju shohin, kur do të jeni në Shqipëri?
– Mezi pres të vij në Shqipëri që të prezantoj librin tim “Darkest Hour” dhe të shoh familjen dhe kushëririn tim më të mirë, Endrit Kaziz. Sa më shpejt shpresoj.

3 mësimet më të mëdha në jetë?
– Mos i beso kurrë dikujt verbërisht, mos besoni se paraja sjell lumturinë dhe për ta plotësuar, mënyrat e shpejta për ta bërë atë nuk ekzistojnë, duajeni familjen tuaj sepse një ditë ata do të kenë ikur dhe do t’ju mungojnë shumë sic më mungojnë mua gjyshërit që nga koha kur isha në burg.

Fjala më e bukur në shqip?
– O sa mirë me qenë shqiptar.

Ushqimi i preferuar shqiptar?
– Byrek

Një zakon tipik shqiptar që e ruani?
– Të heq këpucët përpara derës dhe të mbaj foton e Skënderbeut në mur.

Diçka të fundit për të thënë?
– Kam një dedikim për Christian Lekën. Ai vdiq këtu nga një aksident duke shpëtuar motrën e tij të vogël dhe gruan e tij të ardhshme. Është kaq e rëndësishme për mua ta përmend këtë djalë të mbarë. /Mia Buci- Burimi: intv.al

Tags: John Alite
Previous Post

Burri djeg veten e fëmijët, si hakmarrje ndaj bashkëshortes

Next Post

VIDEO/ Tiranë, vidhet brenda 2 minutash dyqani i celularëve

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Tiranë, vidhet brenda 2 minutash dyqani i celularëve

VIDEO/ Tiranë, vidhet brenda 2 minutash dyqani i celularëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.