• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/Kriza e të djathtës është kulturore dhe jo politike

droni by droni
25 November, 2017
in Kryesore, Opinion
0
KOMENT/Kriza e të djathtës është kulturore dhe jo politike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fitim Zekthi

Mendimtarët e mëdhenj liberalë të shekullit 18-19, Adam Smith, Vilhelm von Humbold etj., që mbrojtën me forcë idenë e një rendi ku konkurrenca e lirë do të ishte zemra e zhvillimit ekonomik duke çuar përpara lirinë dhe respektimin e të drejtave, i trembeshin shumë shndërrimit të njeriut në një qenie materialiste dhe të drejtuar vetëm nga fitimi. Për ta, homo economicus, një zgjedhës racional i asaj që i prodhon fitim, do të ishte një qenie pa kapital social, që nuk do të ishte bartës i asnjë gjëje të trashëguar dhe i asnjë norme morale apo shpirtërore. Edmund Burke e quante homo economicus-in, njeriun ideal të revolucionit jakobin. Rreth dy shekuj më pas, kjo frikë duket u bë realitet. Homo economicus-i prodhoi totalitarizmat më të tmerrshëm të njerëzimit, si nazizmin dhe komunizmin, prodhoi vrasjet, gjenocidin, shfarosjet dhe gjithçka tjetër në mënyrë të organizuar dhe të sistematizuar. Në “Letër mbi Humanizmin”, filozofi gjerman, Martin Heidegger flet për tëhuajësim të njeriut si pasojë e makinave moderne dhe teknologjisë që kishte mundësuar ndërtimin e sistemeve të sofistikuara, mbi të cilat njerëzit nuk kanë kontroll. Një anë shumë e errët e kësaj kulture dhe një element i këtij sistemi është seksualizimi i njeriut dhe i shoqërisë. Homo economicus, në përpjekje për të kthyer gjithçka në mall, ka seksualizuar prej kohësh një pafundësi mallrash me qëllim që seksi të kthehet në mall dhe njerëzit të jenë vetëm konsumues mallrash e asgjë më shumë. Sara Bragg, David Buckingham, Rachel Russel, tre profesorë të universiteteve të Loughboroug-ut dhe të Glasgow-t, shpjegojnë me detaje në librin “Fëmijët, seksualizimi dhe kultura e konsumit”, se si prej vitesh prodhohen mallra dhe reklama me kontekst seksin, që të sjellin në mendje seksin, që i kërkojnë imagjinatës të shkojë te seksi. Pa hyrë në detaje, se ato nuk kanë fund, po themi se bluzat për shembull kanë buzë femre, ose deri edhe penis apo vaginë. Më e rënda është se edhe mallrat për fëmijë prodhohen masivisht me këtë qëllim. Kukullat janë miss-e, janë modele, kanë fustane të shkurtra, kanë dekolte etj. E njëjta gjë edhe me librat, kopertinat deri edhe stilolapsat, vizoret dhe gomat që mbushen me pamje seksiste. Këngët po ashtu janë të mbushura me tekste në qendër të së cilave është seksi. Në Britaninë e Madhe është zhvilluar një debat mjaft i madh tre-katër vite më parë, ku deputetë, sociologë, filozofë, artistë etj., ndërtuan një mjedis mjaft kritik për çdo shfaqje të seksualizmit të fëmijëve. Në Francë debati ishte edhe më i ashpër. Asambleja Kombëtare miratoi një ligj kundër asaj që e quajtën hiperseksualizmi i fëmijëve. Shqipëria për shkak të historisë së saj të ndërprerë dhunshme apo futur dhunshëm në zgafella të totalitarizmit komunist është treguar e pafuqishme për t’u orientuar në periudhën postkomuniste dhe është zhytur kryekëput në këtë tëhuajësim, duke humbur çdo ndjesi të përmasës reale të njeriut. Seksi është kudo. Në zyra vishen si në konkurse bukurie. Studentët në shkolla janë në garë për minifundin më të shkurtër, dekoltenë më të hapur, pantallonat më të ngushta etj. Gjimnazet edhe më keq. Shkollat 9-vjeçare janë një tmerr i vërtetë. Edhe fëmijët e klasës së parë në festën e abetares vishen me fustane nuseje, me vello. Televizionet e kanë kthyer seksualizimin e fëmijëve në normë. Ka festivale ku fëmijët vishen si gra të rritura, me fustane modelesh, me grim ku shkëlqejnë faqet dhe vetullat. Seksi në të vërtetë e përkufizon sot televizionin në Shqipëri në gjithçka, deri edhe te paraqitja e motit ose dhënia e lajmeve. Televizioni Publik Shqiptar (një ent jo vetëm mediokër) e shtyu gjithçka shumë më larg. Pak ditë më parë ai transmetoi një sfilatë mode fëmijësh të një stilisteje nga Kosova. Fëmijët ecnin duke u tundur dhe duke bërë lëvizje të mësuara në mënyrë që të shfaqnin veshjet dhe trupin. Vetëm mendjet e bjerra të homo economicus-it mund të bëjnë gjëra të tilla. Seksualizmi ka pasoja shumë të rënda sidomos te fëmijët. Shoqata amerikane e Psikologjisë publikoi në viti 2008 një raport ku thotë se “91 për qind e femrave vuajnë nga ideja se ato nuk kanë trupin e duhur. Mbi 30 për qind e vajzave nga mosha 20 në 30 vjeç kanë çrregullime me të ngrënët dhe çrregullime të tjera. Seksualizimi i hershëm i çon në depresion dhe i bën të kenë vlerësim të keq apo të ulët për veten”, thotë raporti. Nga ana tjetër, seksualizimi i kthen femrat në objekte seksuale, e kufizon qenien e tyre vetëm te seksi dhe bukuria trupore duke zhbërë përmasën e tyre si qenie që mendojnë, ndiejnë, kanë dinjitet etj. Në qoftë se vajzat dhe gratë shihen vetëm si qenie seksuale dhe jo si qenie të komplikuara me interesa të ndryshëm, dhunti, identitet dhe botë të mrekullueshme, atëherë djemtë dhe burrat nuk mund të hyjnë në marrëdhënie të tjera me to, veçse ato seksuale. Ky realitet në Shqipëri është i frikshëm. Në pikëpamje kulturore duket se ne po zhytemi në një botë pornografie. I gjithë ky peizazh pornografik në lokale, zyra dhe shkolla është dëshmi e marramenthit të çmendur të shoqërisë sonë që ka shndërruar në mall gjithçka duke u bërë skllave pikërisht e kësaj sjelljeje. Në emër të lirisë është prodhuar një robërim i plotë që redukton rënien në objekt seksual. Pornografia provokon regres seksual, kënaqësia që dikush merr nga pornografia është autoerotike. Ajo është më së shumti një ushtrim masturbimi i imagjinatës. Njerëzit që masturbohen, shkruante Irving Kristol, një nga mendimtarët më me ndikim të së djathtës në SHBA vite më parë, nuk mërziten me masturbimin, bash ashtu si sadisti nuk mërzitet me sadizmin dhe voujeristi nuk mërzitet me voujerizmin. Kjo është kultura mbi të cilën ngrihet tërë mendimi liberal dhe i majtë sot dhe është pikërisht kjo kulturë që është në qendër të kritikës së mendimit të djathtë kudo. E djathta nuk mund të ekzistojë si e tillë në qoftë se ajo kulturalisht sillet dhe mendon duke e vlerësuar këtë kulturë që e redukton njeriun në një konsumator mallrash dhe asgjë tjetër. E djathta në Shqipëri ka nevojë dramatike të nisë të mbushë diskursin e saj me një gjuhë që është kulturalisht kritike me këto sjellje dhe më pas mund të flitet se ç’politike apo qasje mund të ndërtohen. Nuk mund të kemi një të djathtë që mendon dhe është e mbushur me njerëz që kulturalisht janë të majtë apo liberalë. Për shkak të kësaj tipologjie e djathta vuan edhe nga qëndrimet mbi ekonominë, pronën, krimet e komunizmit, lufta e brendshme për deputet apo ministër, mania për fitim, përvetësim, shndërrimi i interesit personal në objekt adhurimi etj. Qasja kulturore e të djathtës nuk është zgjidhja perfektë, por është rruga e vetme për të patur të djathtë dhe për të zhvilluar një betejë me tërë këto tmerre.

Tags: Fitim zekthikriza kulturore e opozitesopozita
Previous Post

Libri “Djaj në veladon”, nervozohen seksione të kishës ortodoske

Next Post

Elona Gjebrea, i del dokumenti i burrit, ja cfarë shkelje penale ka bërë

droni

droni

Next Post
Banori i Shkozës i shkruan deputetes: Je një gënjeshtare, mallkoj veten që votova PS!

Elona Gjebrea, i del dokumenti i burrit, ja cfarë shkelje penale ka bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.