Një grua 33-vjeçare me banim në Tiranë, Fatjona Ukaj, nuk është lejuar të ikë nga Shqipëri, pasi policia e ka ndaluar në doganën e Qafë-Thanës.
Fatjona Ukaj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 1964 datë 14. 06. 2015, e kishte dënuar këtë shtetase me 1 muaj burg për veprën penale, “Vjedhja e energjisë elektrike”.











