Një 68-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë të Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajze të re.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, më datë 23. 11. 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J. P., vjeç 68 banues në Tiranë, pasi prej 4 muajsh, ka përndjekur shtetasen R. B., vjeç 29, banuese në Tiranë.
Ai po hetohet për veprën penale parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.











