Në deklaratën për shtyp që dha pas takimit të punës me disa deputetë të njohur të PD, kreu i opozitës Lulzim Basha u pyet nga gazetarët edhe për kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Basha hodhi poshtë çdo mundësi për shkarkimin e Zgurit dhe theksoi se nëse Edi Rama ka ndërmend të realizojë një lëvizje të tillë antikushtetuese, do të merrte përgjigjen e merituar. “Nuk ka asnjë mundësi kushtetuese që Kryetari i KQZ-së të shkarkohet nga kjo mazhorancë. Çdo hap i tillë do të përbënte një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe do të marrë përgjigjen e merituar”, deklaroi Basha. Po ashtu, ai theksoi qendrimin e palëkundur të Partisë Demokratike për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës. “Qëndrimi ynë është i prerë për Prokurorin e Përgjithshëm, është i qartë: Nuk mund ta miratojë Edi Rama, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako. Nuk do të pranojmë kurrë ta emërojnë subjektet e hetimit”, theksoi Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1699998363384671/












