Një i ri nga Kuçova ka humbur jetën tragjikisht pasi e ka zënë poshtë një trung peme.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Goraj në Kuçovë.
Teksa ka qenë duke prerë dru te vendi i quajtur “Ullishta”, 27-vjeçarin E. P., e ka zënë një trung, për pasojë ka vdekur në spital, sqaron Policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.
Njoftimi i policisë
Më datë 23. 11. 2017, në fshatin Goraj, te ‘’Ullishta’’, shtetasi E. P., vjeç 27, duke prerë dru, e ka zënë një trung, për pasojë ka vdekur në spital.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.












