Autoritetet holandeze njoftojnë se kanë arrestuar Fatmir Pjetrin, një nga anëtarët më aktivë të bandës së dhunshme të “Babagjyshëve”, e cila u bë e njohur gjatë viteve 2013-2014, pasi kreu dhjetra vjedhje spektakolare me armë dhe maska. Policia e Shtetit njoftoi se “nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi provizor në Hollandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë , i shtetasit shqiptar F.P, 31 vjeç, lindur në Pukë.vPjetri është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.












