Policia e Kosovës arrestoi deputetët e Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi, për të cilët kishte urdhërarrest për rastin e gazit lotsjellës. Por gjatë ekzekutimit të urdhër-arrestit forcat e policisë janë përleshur me deputetë të Vetëvendosjes, të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre. Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre, ndërsa disa gazetar edhe deputetë kanë mbetur të plagosur.















