Policia e Gjirokastrës ka bërë arrestimin e një personi që ishte në kërkim për sasinë prej 12 ton kanabis të gjetur në Përmet gjatë muajve të verës. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Ismail Saliu, 61 vjeç. Shpallja në kërkim e tij është bërë në momentin kur Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuloi një magazinë me 12 ton kanabis në fshatin Pagri të Përmetit. Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kishte miratuar ndaj tij urdhër-arrestin e lëshuar nga prokuroria.











