Tre ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të shpallur në kërkim për lidhje me organizatat kriminale të trafikut të drogës, kishin në shtëpi mbi 5 milionë euro të fshehura.
Gazetari Basir Çollaku deklaroi sonte në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në TV “Klan”, se ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, të shpallur në kërkim nga policia, kishin të fshehura mbi 5 milionë euro në shtëpi.













