Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë janë regjistruar përplasje të ashpra, të cilat kanë shkuar deri në një përplasje gati fizike midis deputetit socialist Erion Braçe dhe deputetit të PD-së, Agron Shehaj. Deputeti i PD-së, Shehaj ka shkuar në drejtim të Braçes, por ka ndërhyrë Garda e Republikës për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Në videon e publikuar nga Report TV shihen momentet kur Shehaj dhe Braçe janë konfrontuar me njëri-tjetrin, ndërsa s’kanë munguar as fyerjet respektive.











