Nga ana e seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Lissus”.
Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky person u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit “kokainë”, e paketuar në 2 qese plastike.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2065884097031284/












