Policia greke ka arritur të arrestojë në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar 55 vjeç, i cili kërkohej nga Interpol Tirana. Shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar më 10 nëntor 2017, pasi është i dënuar me 18 vjet burg për tentativë vrasje. Operacioni nga policia greke është zhvilluar në datën 21 nëntor, por autoritetet shqiptare e kanë bërë public vetëm ditën e sotme. Operacioni mësohet se është bërë pas informacioneve të marra në rruge operative për vendndodhjen e të kërkuarit nga drejtësia shqiptare.











