Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka mohuar lajmin se ajo është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të dëshmojë për trafikun e drogës dhe çështjen “Habilaj”. “Lajmi se jam thirrur në Prokurori është i pavërtetë. Por unë jam e hapur për të dëshmuar në çdo kohë”, deklaroi Gjebrea për mediat. Gjebrea mbuloi detyrën e zv.ministres sëBrendshme deri në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Saimir Tahiri.












