• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Askush nuk mund të ma mbylli gojën për reformimin e Akademisë të Shkencave!

droni by droni
23 November, 2017
in Opinion
0
ARTAN FUGA/ Shqipëria si anije piratësh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Për të shmangur raportimet e cunguara për atë që deklarova në mbledhjen e sotme të një grupi akademikësh me kryeministrin Edi Rama, duke njohur opinionin publik, si edhe duke njoftuar se ndodhem përpara një fushate presionesh, fyerjesh të vazhdueshme madje edhe intimidimi fizik dhe verbal nga persona brenda akademisë të shkencave që duan të më mbyllin gojën, brenda dhe jashtë vendit, ndjej për detyrë të paraqes fjalën time në atë mbledhje. Presione madje edhe në sallë dhe në korridorin e Kryeministrisë me të bërtitura dhe të çirrura që i quaj të pahijëshme për akademikë, me SMS, telefonata, dhe forma të tjera! Si edhe të deklaroj se të gjithë forcat regresive kudo që të ndodhen, brenda apo jashtë Akademisë të shkencave, brenda apo jashtë Shqipërisë, duhet ta dinë se Akademia e Shkencave nuk është pronë private e askujt individualisht dhe kolektivisht, se kombi kërkon një akademi aktive dhe jo të plakur, jo farsë, dhe se jetojmë në një shoqëri të lirë ku secili mbron pikëpamjet e veta ashtu sikurse i ka dhe jo në kohën kur Akademia e Shkencave dhunohej nga ideologjia në fuqi nëpërmjet mekanizmave partiakë, apo të policisë sekrete, si edhe mekanizmave të tjerë okultë tipike për një shoqëri dhe shkencë të dhunuar nga propaganda dhe represioni politik, që jetonte nën diktatin e terrorit si edhe të nenit 55 kundër agjitacion e propagandës. Koha e kësaj shtypjeje okulte ka përfunduar!
————————————
Reforma e Akademisë të Shkencave : Reformim nëpërmjet rithemelimit!
Akademia duhet të shndërrohet, duke u rithemeluar në atë të shkencave, teknologjisë dhe inovacionit !
Ajo duhet të përfaqësojë agjencinë që kujdeset për :
strategjitë e shtimit të potencialit intelektual të vendit,
për pasurimin e traditës shkencore pozitive,
për zhvillimin e mekanizmave që sjellin një përparim shkencor të kombit në dituritë e sotme,
si edhe një urë lidhëse e fuqishme për integrimin e diturive shqiptare në hapësirën e madhe të dijes universale globale.
Deri tani është konceptuar dhe aprovuar unanimisht propozimi për pozicionimin e ri të saj, jo më si institut kërkimi shkencor, as si drejtori dekasteri, por si forum shkencëtarësh akademikë që :
– kontribuojnë në strategjinë e kërkimit shkencor në partneritet me qeverinë dhe agjencitë e tjera publike,
– si komunitet përfaqësues i kërkuesve shkencorë shqiptarë përtej ndarjeve të tyre disiplinore, institucionale, metodologjike.
– Si promovuese dhe vlerësuese e rezultateve të kërkimit shkencor.
Unë me kolegë të tjerë kam punuar me këtë ide, jam shprehur dakord për të, e cila pas vitesh rezistence u pranua edhe nga ata që deri dje më kanë fyer ku kanë mundur, në gazeta, intervista, televizione, para dhe pas shpine, në zyrat dhe korridoret e Akademisë dhe më tej. Më fyenin kur ua propozoja si të vetmen alternativë.
Disa inatçinj edhe vazhdojnë të më fyejnë kurse presionet e përditshme nuk pushojnë as sot, natën dhe ditën me sms, telefonata, gërthitje në korridore, kapje për mëngësh të xhaketës, etj.
Por, nuk ka rëndësi deformimi, rëndësi ka reformimi!
Por ka mbetur në mes të udhës reforma në këto plane:
1. Reforma e analizës së deritanishme të punës së Akademisë dhe e rezultateve të kërkimit shkencor të çdo akademiku dhe e agjencisë në përgjithësi.
Ende nuk ka një vështrim kritik të punës nga ana e kryesisë së mbetur apo e këshillit ekzekutiv për ecurinë e punës në këto vite si edhe për pranimet pa kriter të akademikëve apo edhe për organizimin e zgjedhjeve të fundit-farsë? Pa u bërë ky katarsis, besoj Akademia nuk do të vendoset dot në shina!
2. Reforma që lidhet me auditimin e përdorimit të fondeve deri tani.
Sepse nuk mund të kërkosh fonde të tjera pa parë me hollësi si janë përdorur të vjetrat, çfarë rezultatesh kanë dhënë ato? Auditim jo thjesht si inventar, por i performancës të fondeve të mara! U bënë vite që e këkoj, jam kam kërkuar edhe zonjës ministre, publikisht para tre vjetësh, por asnjë përgjigje nuk kam marrë. Cili është rentabiliteti i përdorimit të fondeve kur asnjë agjenci nuk i mat ato, kur botimet janë pa oponenca, pa komitet botimi, pa përkthime në gjuhë të huaj, pa redaksi?
3. Reforma e personelit.
Cili është potenciali real në funksion të moshës, të statusit profesional, të vendbanimit, të akademikut? A mundet që personeli i Akademisë të mos ketë as gradën doktor? A duhet akademiku të jetë edhe një burokrat, pra një punonjës administrate? Sigurisht që jo. Asnjë akademik nuk mund të punojë në administratën e Akademisë me pagë nëpunësie ! A nuk i duhen nëpër seksione Akademisë së Shkencave doktorë të rinj plot vullnet dhe pasion në shërbim të akademikëve që punojnë sipas një strategjie të caktuar?
4. Reforma e statusit të akademikut dhe e pranimeve të reja.
A është akademiku vetëm përfaqësues i punës së tij, apo duhet të konsiderohet si përfaqësues i fushës të shkencëtarëve brenda së cilës punon dhe të rekrutohet me mbështetjen e tyre? Pse nuk ka pranime mbi bazën e oponencave dhe paraqitjeve të arritjes të fushës? Pse ka pasur frikë Akademia të bëjë thirrje të hapur për antarësim? Përse nuk ka marrë gjykimin dhe aprovimin institucional të agjencive kërkimore dh universitare nga vijnë anëtarët e rinj?
Si është e mundur që nuk ka më asnjë dallim midis akademikëve dhe akademikëve të asociuar, si rezultat i presionin për honoraret?
A do të dalin Akademikët në pension në moshën e të gjithë profesorëve të tjerë? Po të rinjtë a nuk duhet të jenë detyrimisht në moshën 60 vjeç kur hyjnë në Akademi? Se përndryshe Akademia do të bëhet vend oazi para pensionit!
Akademik mund dhe duhet të jetë vetëm ai person që pasi plotëson kushtet është pjestar i qendrueshëm i një grupi kërkues shkencor ose strukture universitare që funksionon në Shqipëri, pavarësisht nëse është agjenci publike ose private.
5. Reforma e matjes së punës shkencore dhe e rezultateve të saj.
A mund të matet puna shkencore vetëm me botimet dhe ato pa performancën e duhur dhe pa recencën e duhur? Ku i ka Akademia e Shkencave kriteret e performancës të punës shkencore? Apo në botime pa komitet shkencor, pa oponenca të pavarura dhe serioze nga jashtë vendit dhe akademisë?
6. Reforma e shpërndarjes të fushave, e hapjeve të fushave të reja.
Si edhe a vlen që Akademia e Shkencave të ndahet në seksione sipas fushave logjikë që na vjen që nga pozitivizmi klasik i shekullit të 19 -të apo duhet organizuar sipas funksionaliteteve ndërdisplinore?
7. Reforma e marrëdhënieve të Akademisë të Shkencave me shoqërinë.
A duhet edhe të përfshijë inovacionin? Si të mos bashkëpunojë edhe kërkimin shkencor universitar? Pse Akademia fondet e veta për botim librash nuk i propozon për kontribute bibliografike të të gjithë komunitetit? Sa libra u shitën në panairin e librit? Perse projektet i ka mbajtur për veten e vet pa i shpallur me konkurs të hapur publik? Sa përdorues ka në javë biblioteka e Akademisë të Shkencave ?
8. Reforma e legjitimitetit. Kush e përfaqëson tani Akademinë? Komisioni i reformës, këshilli ekzekutiv, seksionet?
9. Reforma e punës shkencore të Akademikëve.
Përtej funksionit të shërbimeve, për statusin e akademikut, për funksionimin e saj institucional, ku fondet e dhëna dalin dhe teprojnë nëse me to nuk abuzohet, që nuk besoj se duhet të vihen në dyshim, nëse Akademia tregon se është reformuar sinqerisht, dhe për këtë besoj se duhet ngritur një grup besim – reformimi me tagrin edhe të qeverisë, fondet e tjera të kërkimit shkencor Akademia duhet t’i gjejë vetë mes projekte. Ky duhet të jetë besoj edhe modaliteti i cdo institucioni shkencor, fonde ekzistence, dhe liri për kërkim fondesh, si edhe për konkurim në një fondacion shkence me fonde publike.
Akademia e Shkencave si cdo institucion shkencor, madje si cdo agjenci publike e industrisë së media, shkencës, arsimit, pra në industrinë e krijimit duhet të pretendojë fonde publike me dy kushte e kritere performance, së pari, të dëshmojë se e matet edhe me kontributin e saj në GDP, si edhe duke treguar se sa është parametri i Return on the Investment për fondet e marra.
Me të gjitha këto Akademia duhet të eci sipas parimit Reformim nëpërmjet rithemelimit. Të bëhet statusi i ri, të bëhen pranimet e reja, të riorganizohet dhe pastaj të bëhen zgjedhjet e reja me një platformë të re pune.
Jo zgjedhje pastaj reformim. Në fillim reformim, prurje të reja, pastaj zgjedhje!
Për të bërë një reformë të vërtetë dhe të plotë të Akademisë të Shkencave propozoj :
1. Krijimin e një komisioni reformimi dhe mirëbesimi midis qeverisë dhe Akademisë që të monitorojë reformimin nëpërmjet rithemelimit të Akademisë të Shkencave.
2. Akademia e Shkencave të mbetet një institucion i pavarur që jep raporte në komisionin e medias, arsimit, kulturës të Kuvendit të Shqipërisë !
3. Qeveria alokon fondet e funksionimit për Akademinë e Shkencave dhe honoraret sikurse bën edhe për profesorët, doktorët, etj., pra një buxhet funksionimi duke ftuar Akademinë e Shkencave të konkurojë me projekte dhe duke monetizuar produktet e saj paraqitur agjencive publike ose private si edhe thithjes së fondeve të tjera.
4. Alokimi i fondeve sipas propozimit të ministrisë së financave bëhet me kushtin e reformimit.
5. Hartimin e një Flete Srategjike udhërrëfyese reformimi të aporvuar qysh në fillim të procesit.
6. Brenda një afati tremujor Akademia i paraqet komisionit të mirëbesimit Qeveri – Akademi dokumentin e reformimit dhe pas aprovimit të tij mbi bazën e një statusi të ri çel fushaten per vendet vakante për akademikë dhe më pas shpall zgjedhjet për institucionet drejtuese të saj.
7. Pas këtij procesi Akademia quhet e reformuar.

Tags: akademia e shkencaveartan fugaaskushmbyll gojenpresionereformimi
Previous Post

Letra e Ramës si kazan balte mbi Shqipërinë!

Next Post

VIDEO/ Arrestohen 2 të rinj me drogë dhe armë në Fushë Krujë, ja emrat

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Arrestohen 2 të rinj me drogë dhe armë në Fushë Krujë, ja emrat

VIDEO/ Arrestohen 2 të rinj me drogë dhe armë në Fushë Krujë, ja emrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.