Grabitet kamerieri i një lokali në Sheshin “Willson”, ku i kanë marrë xhiron ditore.
Autori i grabitjes ende nuk është identifikuar.
Sipas burimeve, autori ka qenë një djalë i ri i veshur me një xhup të zi dhe një kapelë në kokë.
Ai sapo ka hyrë në lokal, ka goditur kamerierin dhe i ka marrë lekët duke u larguar me vrap.











