Një avion i Marinës amerikane me 11 pasagjerë në bord u rrëzua në det pranë brigjeve të Japonisë, në jug-lindje të Okinauas. Shkaku i rrëzimit është i panjohur dhe emrat e ekuipazheve dhe pasagjerëve janë duke u identifikuar në mënyrë që të lajmërohen të afërmit e tyre, tha marina në një deklaratë. Megjithatë fati i tyre nuk dihet ende, pasi nuk është raportuar për të mbijetuar. Aeroplani ishte nisur drejt aeroplanmbajtësit ‘USS Ronald Reagan’ në Detin e Filipineve. Marina amerikane edhe gjatë gushtit humbi 10 trupa nga ushtria, pasi një aeroplanmbajtës u përplas me një cisternë pranë Singaporit.











