Dy vajza adoleshente janë denoncuar të zhdukura një ditë më parë në kryeqytet. Sipas familjarëve, ato janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi.
Dyshimet e policisë janë se vajzat kanë ikur në Kosovë.
I ati dhe vëllai i vajzave, M. P., dhe B. O., janë paraqitur në komisariatin e Kamzës gjatë pasdites dhe kanë denoncuar se dy 16-vjeçaret, E. P., dhe A. O., janë nisur për në shkollë në mëngjes dhe nuk janë kthyer në shtëpi.
Vajzat janë nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës, bën me dije Policia që shton se po punohet për gjetjen e tyre.
Materialet lidhur me rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.











