Në ambientet e burgut të Shën Kollit në Lezhë ka ndodhur një ngjarje mjaft e rëndë. Mësohet se një 20-vjeçar i dënuar është gjetur i varur. Bëhet e ditur se viktima quhet Florian Kodra dhe është nga Shkodra. Djaloshi ishte dënuar për “vrasje të mbetur në tentativë”. Trupi i pajetë u gjet te godina 4 në dushet e burgut, ndërsa dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u varur me çarçaf. Trupi i pajetë i 20 vjeçarit ka mbërritur në morgun e Lezhës.











