Efektivi i policisë Zini Zenelaj, të cilit iu dogj automjeti tip Benz gjatë orëve të mbrëmjes është nga fshati Babicë. Ai ka qenë inspektor rendi në komisariatin e Vlorës, ndërsa vjen nga fshati i Habiljave ku u kap kamion me plot 4.5 ton drogë. Makina e tij ka qenë e parkuar në lagjien ‘Pavarësia’ pranë palestrës se Mundjes. Një telefonatë rreth orës 03:10 e ardhur në sallën operative ka lajmëruar për djegien e mjetit. Zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme, tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.















