Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Laçit. Sipas informacioneve paraprake, mbrëmjen e sotme Preng Kola, 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me baxhanakun e tij, Zef lleshi, 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.
Më pas shtetasi Preng Kola është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se Zef Lleshi ka gjuajtur në ajër.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë .
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.
Vazhdon puna për kapjen e Zef Lleshit për hetime të mëtejshme.












