Një nga zërat më të fortë që ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, është ish-ministri i Drejtësië Ylli Manjani. I shtyrë edhe nga skandalet më të fundit, që përfshijnë Vangjush Dakon dhe Saimir Tahirin, ai ka bërë thirrjen më të fortë të parë ndonjëherë për largimin e kësaj qeverie. Për Manjanin, Rama është një përbindësh i gatshëm për t’i shitur të gjithë, vetëm që ai të mos bjerë nga pushteti. “Nëse presim të bjerë vetë nga pushteti, gabojmë! Ai është përbindësh! I shet të gjithë për pushtetin e tij! Sajen, Gjushin, Qazimin madje e Olsin. Ministrat,deputetët e tregëtarët e drogës i shet lirë! Që ta mbledhim mendjen: Ai duhet rrëzuar! Droga është më e keqe se diktatura!’, shkruan Ylli Manjani në Twitter.












