Në aksin Fushë Krujë-Laç mesditën e sotme ka ndodhur një aksident, ku një person ka mbetur vitkimë e përplasjes së rëndë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pranë fshatit Gjormë, teksa një makinë ka goditur një këmbësor, i cili ka humbur jetën menjëherë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Mësohet se viktima është identifikuar si Davida Doda, 23 vjeçe.











