Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni, por nuk ka harruar aspak të shprehi nderimet e tij për figurën e kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo, i cili ndërrroi jetë mbrëmjen e së djelës. “Të dashur miq! Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës. Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë”, shkruan Kreu i Shteti në një mesazh nderimi dhe ngushëllimi për humbjen e një figure të mirënjohur të artit shqiptar. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit ashtu siç e meriton një “Mjeshtër i Madh”, Meta ka publikuar një video të shkurtër nga filmi “Dimri i Fundit”, kolonën zanore të të cilit e ka krijuar Aleksandër Lalo.
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1582845535095047/












