Pas përfundimit të një konference të mbajtur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dha një prononcim për mediat ku u pyet nga gazetarët lidhur me vettingun në Policinë e Shteti, për të cilin tha se është një proces i gjatë, që pritet të përfundojë në 2018. “Do të njiheni me dokumentin dhe analizë. Kemi synim dhe shpresë që të mbyllet brenda vitit që vjen me asistencën e ndërkombëtarëve. E kam shumë të vështirë të them sesa efektivë nuk plotësojnë kriteret e Policisë së Shtetit. Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe kjo është normale si ministër i Brendshëm, por të bësh Vetting me gjithë ato kërkesa që ne kemi përcaktuar është tjetër gjë. Le t’ia lëmë kohës”, deklaroi Xhafa.











