Ndarja e befasishme nga jeta e kompozitorit Aleksandër Lalo i ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët, por edhe kolegët e tij. Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi, tashmë i larguar me familjen në SHBA në një shënim në rrjetin social Facebook, ka lënë një dedikim prekës për ndarjen e papritur nga jeta të Lalos.
Mesazhi prekës i Shpëtim Saraçit:
TOTALISHT I SHOKUAR NGA HUMBJA E PARITUR E ALEKSANDER LALOS.
Sandër të njohën pak.
Të faleminderit për gjiithçka na trashëgove.
Do kemi mall për gjithçka tënden.
E kishim lënë që do bënim 1 koncert të madh LIVE së bashku… Na e bëre me hile…
Jeta kjo qenka i dashur Sandër…..
Pushofsh në paqe mik i dashur.
R.I.P











