Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë paraqitur përgjime ambientale të biznesmenit 25 vjeçar me personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje. Në një nga bisedat e regjistruara Sota pyet shoferin e tij, Leonard Almeta: “Kush i ka lënë patentat e Tahirit?”. Ndërkohë Alemta i thotë se patentat i ka lënë në makinë Genti Caka, i njohur si shoferi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “S’e di pse Genti i la patentat aty”, përgjigjet Almeta. Gjithashtu prokurorët kanë paraqitur një përgjim të Genti Cakës dhe Leonard Almetës. “Ishte gabimi im që i lashë patentat aty”, i thotë Caka shoferit të Orest Sotës.












