Orët e rregullta të mësimit në shkollën e mesme të Shupenzës do të nisin ditën e mërkurë. Ky gjimnaz i Bulqizës u bë i njohur ditën e premte, kur një testim i pakujdesshëm i kaldajës vendosi në rrezik jetët e 60 nxënësve që studiojnë aty. Pezullimi prej tre ditësh i mësimit është i urdhëruar nga Instituti i Shëndetit Publik, pasi vijon testimi i kaldajave.












