Nga bisedat që janë paraqitur nga mbrojtja përpara trupit gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mësohet se Orest Sota pas ndalimit nga uniformat blu, ka telefonuar me urgjencë të atin, botuesin Lefter Sota, për ta informuar për atë çfarë i kishte ndodhur. “Panorama” ka siguruar bisedat e zhvilluara mes Orest Sotës dhe të atit, ku fillimisht ka një thirrje telefonike dhe më pas një bisede e zhvilluar në whatsApp.













