Largimi i Saimir Tahirit drejt Gjermanisë ka prodhuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe një prej tyre vjen nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke iu referuar edhe ngjarjes së paprecedentë me kunatin e ish-ministrit të Brendshëm, që me një postim vlerësues për bosin italian të mafies Toto Riina tronditi rrjetin, Shkelzen Berisha ironizon largimin e tij nga vendi. “Tahirit duhet t’i kenë vjedhur pasaporten njelloj si kunatit facebook-un”, shkruan Berisha në Facebook.












