Eshtrat e një njeriu u gjetën sot në fshatin Koritë të Korçës. Eshtrat janë zbuluar nga banorët në themelet e Qendrës Shëndetësore të fshatit ndërsa po bënin një instalim.
Gazetarja Iris Rezhda raportoi për “BalkanËeb” se efektivë të policisë dhe mjeko-ligjorë më pas i kanë marrë eshtrat për t’i analizuar dhe për të zbardhur rrethanat apo edhe identitetin e mundshëm të viktimës.

Banorët thonë se Qendra Shëndetësore më parë ka qenë banesë dhe ka vite që është ndërtuar. Ata deklarojnë se nuk është hera e parë që kanë gjetur eshtra në të njëjtin vend.













