• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cili eshte sekreti qe mori ne varr Toto Riina

droni by droni
18 November, 2017
in Kryesore, Rajoni, speciale
0
Cili eshte sekreti qe mori ne varr Toto Riina
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
“U Curtu” ikën nga kjo botë, një vit pas bashkëpunëtorit të tij Bernardo Provenzano, duke marrë me vete në varr gjysmën tjetër të sekretit të sekreteve, për të cilin Prokuroria e Palermos ka “përplasur kokën”: a ka patur apo jo tratativë mes Cosa Nostra dhe Shtetit? A ishte apo jo bashkëpunëtori i tij që shiti karabinierët? Nuk do ta dimë kurrë, edhe pse për shumë kënd është më e rehatshme të mendojnë dhe të rrëfejnë se gjithçka është e lidhur me një fije, siç ndodh mes rojeve dhe hajdutëve. Për pjesën tjetër Salvatore Riina da Corleonte, i lindur në 1930, me 26 dënime të përjetshme dhe 24 vite burg të kryera, që vazhdimisht thoshte se jetën dhe vdekjen i jepte vetëm ai, mbeti i heshtur deri në fund. I heshtur, ashtu si i volit një Bosi të Bosëve dhe vrasësi mizor që, mes acidit për të shkrirë fëmijë dhe bombave për sulme, nuk hezitoi kurrë për asgjë.

Bota që kish parë të fundoseshin gjykatës dhe policë, ku kish hedhur në erë rrugë dhe autostrada, mbeti e shtangur përballë asaj fytyre prej fshatari të humbur, që në 15 janar 1993 shoqëroi lajmin e arrestimit të tij. E mundur që ajo fytyrë ishte Kumbari? Sigurisht që po. Provenzano, me facoletën për të fshirë djersën në ballë, ishte si ai. Në fund të fundit, vinin nga të njëjtët fshatra të Corleones, dhe kishin bërë gjithë rrugën bashkë para se të ndaheshin (ndoshta), për të shkëmbyer udhëheqjen e Cosa Nostras. Eshtë sikur Zu Binnu edhe ai, Totó u Curtu, ishte fshehur për njëzetë vite, ishte kthyer në një fantazmë pra, gjatë të cilëve ishte martuar në kishë me Ninetta Bugarellan dhe kish bërë tre fëmijë.

Sigurisht, të mendosh tani për fjalët e Giovanni Falcones, i cili e quante mafian një fenomen njerëzor, që si i tillë ka një fillim dhe një fund, të vijnë të dridhurat. Ashtu si 57 ditët e agonisë së Paolo Borsellinos. Një vdekje e paralajmëruar. Riina iku në ditën e 87-vjetorit të lindjes, por është fakt që kish filluar të vdiste shumë më herët: më 30 janar 1992, kur Gjykata e Kasacionit konfirmoi vendimet e gjyqit të madh kundër Cosa Nostras. Atje nisi tatëpjeta: aleanca me të mëdhenjtë e Shtetit që mori fund në ato momente, i kishte garantuar anulimin e vendimeve, dhe paktin me politikën që i kish dhënë ishullin. Pikërisht në ato momente, Totò u Curtu u çmend. Duhej të paguanin të gjithë për atë shuplakë të papranueshme, vendosi ai. Dhe filloi t’i nxjerrë një e nga një.

Të vërtetën e asaj që ndodhi vërtetë në ata 12 muaj, deri në 15 janar 1993, dhe në arrestimin e tij, e kanë ndarë njësoj ai dhe Provenzano. Që ndoshta e shiti tek shteti, për të shmangur fundin e Cosa Nostras, dhe u shpërblye me mungesën e kërkimit në vilën ku U Curto ishte fshehur me familjen, e pastruar nga “picciotti”-t e organizatës, përpara se të vinin karabinierët dhe të zbulonin se brenda nuk kish mbetur asgjë. Pra, histori fantazmash të këqia, gjaku dhe misteresh. Riina mori shumë me vete në varr, dhe si zakonisht, ndokush tani do të dalë e do të thotë se duhet të arsyetojmë. Të shohim. Ndërkohë, shënojmë ditën e ikjes së një tjetër Kumbari. I moshuar, i sëmurë, i rrjedhur. Pa asnjë pikë mëshire. / Marrë nga HuffPost Italia – Në shqip nga bota.al

Tags: cosa nostratoto riina
Previous Post

Horoskopi, 19 Nëntor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Kjo është puna tjetër që bën Bleona në Amerikë

droni

droni

Next Post
Kjo është puna tjetër që bën Bleona në Amerikë

Kjo është puna tjetër që bën Bleona në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.