Banorët e Fushë Arrëzit janë tronditur nga një breshëri armësh që është dëgjuar mesditën e sotme. Banorët e zonës bëjnë me dije se krismat e armëve janë dëgjuar në periferi, në afërsi të një transmetuesi telefonik. Ndërkohë nga policia nuk ka asnjë informacion në lidhje me të shtënat me armë.












