Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Syri.net shkruan se burime nga policia kanë bërë të ditur se 3 persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e Elton Çiços, të riut që u vra në një atentat në zonën e ish-bllokut në Tiranë, para më shumë se 1 viti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Shtëpia e Çiços është në Tepelenë, ndërsa aty ai ka prindërit. Nuk është hera e parë që shtëpia e Elton Çiços sulmohet, sepse më parë disa persona kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë dhunuar prindërit.












