Shorti për vettingun është hedhur paraditen e sotme edhe në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku të përzgjedhur janë 3 prokurorë. Prokurorët, të cilëve do t’iu shqyrtohen dosjet nga ekspertët e vettingut janë Gent Osmani, Besnik Muçi dhe Gent Trenova. Osmani dhe Muci kandidojnë njëkohësisht edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gentian Osmani është një nga tre prokurorët që që kërkuan arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas shpërthimit të skandalit të Habilajve. Ndërkohë prokurori Trenova është zgjedhur anëtar i KED dhe komisionerët e vettingut do të kalojnë në sitë dosjet kur ai mbate postin e Prokurorit tek Krimet e Rënda.















