FRPD, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të ironizuar sot kryeministrin Edi Rama, për vdekjen e mafiozit më të madh në Itali, kreut të Cosa Nostra-s, Toto Riina-s.
Kreu i FRPD Belind Këlliçi, dhe anëtar të forumit rinor, sot para kryeministrisë “kanë zhvilluar homazhe”, duke bërë ironi pas vdekjes së kryemafiozit italian.
Postimi i FRPD-së
Një tragjedi e rënde goditi sot qeverinë! I shprehim ngushëllimet më të sinqerta Edi Ramës për humbjen e idhullit të tij frymëzues.
Qeveria e Edi Ramës nuk ka më asnjë dallim nga Cosa Nostra e Toto Riina-s!















