• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Çështja Tahiri”, Ambasadorja gjermane: Duhet barazi para ligjit, imuniteti të mos përdoret për bllokimin e drejtësisë

droni by droni
17 November, 2017
in Kryesore, Politika
0
“Çështja Tahiri”, Ambasadorja gjermane: Duhet barazi para ligjit, imuniteti të mos përdoret për bllokimin e drejtësisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit dhe zbatimi i procesit të vettingut janë jetike për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë. Kështu është shprehur ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzanna Schütz në një intervistë për gazetaren ‘Gazeta Shqiptare’. Ambasadorja gjermane nuk ka komentuar votat e mazhorancës kundër heqjes së imuntietit dhe më pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por thekon se para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë. Sipas Schütz në asnjë rast nuk duhet që imuniteti të përdoret për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë. Nga Kukësi ku ishte për të inauguruar hapjen e Qendrës për Informacion dhe Orientim për të Drejtat Sociale, Migracionin, Arsimin Profesional dhe Karrierën, projekt i financuar nga GIZ-i dhe vihet në zbatim nëpërmjet partneritetit me organizata të shoqërisë civile, ambasadorja Schütz i rikujton klasës politike shqiptare që të duhet të çojnë deri në fund procesin e vetingut, të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Muajin e fundit Parlamenti shqiptar rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. A ishte ky një mesazh politik për bllokimin e veprimit të drejtësisë?
Lidhur me rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk mund të shprehem, se nuk i njoh detajet e të gjithë procesit, por përgjithësisht mund të them që ne mbështesim mendimin dhe qëndrimin se Shqipëria duhet të luftojë e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë kontekst, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë detyrat e tyre. Ne presim që Shqipëria të bëjë më tepër në këtë rrugë dhe e mbështesim Shqipërinë pikërisht në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe shpresojmë shumë që në këtë kontekst të arrihen rezultate konkrete. Përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk do të duhet që imuniteti të përdoret pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Në Shqipëri sapo ka nisur procesi i vetingut. Mendoni se ky proces do të pastrojë sistemin e drejtësisë nga të inkriminuarit dhe si i komentoni deklaratat e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donal Lu për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”?
Krimi i organizuar është një problem që duhet të zgjidhet patjetër, është një prej kushteve themelore që Bashkimi Europian ka vendosur në kuadër të procesit të integrimit. Ne e përshëndesim shprehimisht faktin se procesi i vetingut tashmë ka filluar, megjithëse ka pasur përpjeke të ndryshme për ta ngadalësuar këtë proces. Ju e dini tanimë që ne mbështesim dhe konkretisht kemi mbështetur me kontribute procesin e vetingut, përmes misionit EURAILUS. Të gjithë e dimë që procesi vetingut është i rëndësishëm, i vështirë dhe i paprecedentë, është një proces i cili nuk ka të ngjashëm të vetët në vend apo në rajon, prandaj bëhet më i rëndësishëm fakti që të gjithë pjesëmarrësit të mund ta realizojnë këtë proces me seriozitetin më maksimal të mundshëm. Të vënë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme, në mënyrë që të krijohet një ide dhe një panoramë sa më e qartë rreth personave. Shpresa është që sistemi i drejtësisë në fund të jetë një sistem i pastruar nga radhët e të inkriminuarve. Në do të jetë 100% i tillë, kjo është diçka e diskutueshme, por ky është gjithsesi objektivi ynë.

Tags: ambasadorja gjermanebarazi perpara ligjitceshtja Tahiriimunitetikorrupsionivettingu
Previous Post

VIDEO/ Vasili: Paratë po shpërndahen te pasanikët e qeverisë, kryeministri pengoi drejtësinë me 75 vota pro Tahirit

Next Post

FOTO/ “Na jep 20 mijë euro ose…”, babë e bir arrestohen në Krujë pas presionit ndaj 64 vjeçarit

droni

droni

Next Post
FOTO/ “Na jep 20 mijë euro ose…”, babë e bir arrestohen në Krujë pas presionit ndaj 64 vjeçarit

FOTO/ “Na jep 20 mijë euro ose…”, babë e bir arrestohen në Krujë pas presionit ndaj 64 vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.