Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në uzinën e Ferrokromit në Elbasan, ku një punonjës është djegur rëndë gjatë punës. Punonjësi, 60 vjeç me inicialet Dh. R., është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.











