Seidi Cikalleshi, vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Daja, që kërkohej nga policia si pjesë e grupit që falsfikoi dokumentat për pronat në bregdetin e Spilles, është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë po zhvillohet verifikimi i masave për ata që janë me masë sigurimi “arrest ne burg”. Nesër do të merren masat për ata që ishin me urdhër-ndalimi. Në total janë vendosur në pranga 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Kavajë.












