Prokuroria e Krimeve të Rënda mëngjesin e sotëm ka informuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë, se gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri. Pas dërgimit të vendimit, KLD pritet të mblidhet për të marrë një vendim për Mirin, i cili ndryshoi masën e arrestit për Gentian Dodën dhe akuzohet për korrupsion aktiv. Pritet që KLD të pezullojë gjyqtarin Shkëlqim Miri deri në fund të hetimeve dhe vendimit të gjykatës.











