Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel.
Sipas një lajmi të vetë këtij televizioni, konfirmohet se gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende.
Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00, sqaron Top Channel.











