Velipoja është tronfitur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen. Një 20-vjeçare, e quajtur Matilda Prendi, është vetëhelmuar me fostoksinë në shtëpinë e saj. Ajo është gjetur nga familjarët dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, por ka ndërruar jetë duke mos i mbijetuar helmimit, raporton “ShkodraNeës”. Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës. Policia po merr në pyetje familjarët e 20 vjeçares.











