Garazhi i një pallati në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga një zjarr masiv paraditen e sotme. Sipas policisë një nga mjetet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Rënia e zjarrit mendohet të ketë qenë aksidentale dhe dyshohet se ka ardhur nga një defekt teknik në një nga automjetet.












