Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë ka miratuar tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44 %. Komisioni Kombëtar Rregullator me vendim Nr. 47 datë 07.11.2017 ka miratuar tarifat e shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura për shoqërinë ujësjellës kanalizime Tiranë. Vendimi është marrë disa ditë më parë, në mbledhjen e datës 7 nëntor 2017.














