Tesera e partisë e cila për përdhunuesin dhe trafikantin Elvis Rroshi u bë kooperturë e tij, prej vetë angazhimit të Edi Ramës, për kryebashkiakun e Mallakstrës, kjo (tesera) nuk e bën atë, (Agron Kapllanjan) të virgjër.
Këtë ka deklaruar sot kryeministri kur ka njoftuar e po shihet mundësia për të shkarkuar kreun e Bashkisë së Mallakastrës
‘Së basku me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer dhe është ndëshkuar nga gjykata italiane”, tha Rama.











